Connect with us

Sport

Ademi pranon dhuratë nga Presidenti i UEFA-s për ditëlindjen e tij

Publikuar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pranuar dhuratë nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ceferin i ka dërguar si dhuratë Ademit një pllakë ku paralajmërohej finalja e Kupës së Evropës për vitin 1961, vit kur ka lindur Ademi.

“Ndjehem shumë i lumtur me kujdesin e miqve të mi, sidomos në ditë të veçanta siç është ditëlindja ime”, ka shkruar Ademi në Facebook.

“E vlerësoj shumë urimin nga Presidenti i UEFA-s njëherësh miku im, Aleksander Ceferin, i cili përmes kësaj dhurate të veçantë e ka kujtuar se në të njëjtin vit të lindjes sime është zhvilluar edhe finalja e Kupës së Evropës, Barcelona – Benfica”, u shpreh kryetari.

NA NDIQ NË FACEBOOK