Connect with us

Lajme

A ka Sadi Bexheti marrëveshje me BDI-në për zgjedhjet?

Published

on

Gjatë një komunikim në rrjetin social facebook, kandidati i PDSH-së Sadi Bexheti i është përgjigjur pyetjes nëse ai si kandidat ka marrëveshje me BDI-në për zgjedhjet, informon portali “tetova1”.

Përgjigja e Bexhetit ishte:

Dua të them diçka, secili që del tani në zgjedhje, gjithë kandidatët, dua të verifikoj se në momentin nuk ka asnjë marrëveshje me partitë.Reklame

Me asnjë parti! Edhe ne si kandidat, për kryetar të Tetovës, secili prej nesh lu fton për vete që të fitojmë sa më shumë vota. Pra, nuk ka marrëveshje mes PDSH dhe BDI!

Marrëveshja është që secili kandidat të fitojë vota për vete, a ato vota që ne i fitojmë si kandidat i PDSH-së, nuk kemi të drejtë t’ia japim dikujt tjetër. Ato janë votat tona dhe besoj se kur do fitojmë, do të shihen kur në ditën e votimit ju qytetarët të dilni të votoni.

Dhe ky rezultat gjithashtu do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Prandaj, ju vërtetoj se ska asnjë marrëveshje të atillë. Por ka vetëm vota që duam t’i marrim nga ju. Prandaj, apeloj të dilni të votoni dhe të votoni për ne. Pa dallim për kënd votoni, ditën e zgjedhjeve ajo do vendosë për rezultatin përfundimtar.

Ju lutem, të jem fer ndaj jush se jeta është e gjatë, të mendoni për fëmijët tanë që janë këtu në Tetovë. Mendoni për qytetin. Plani i ri urbanistik, patjetër ta parashoh në çfarë drejtimi duhet të lëviz qyteti, vendbanimet duhet të kompletohen.

Gjithë ata që ndërtojnë patjetër ta kenë të qartë se duhet të paguajnë tatimin që u përket për metër katror, për miratim ndërtimi. A jo të legalizohen godinat e mëdha, sepse ju vet e dëmtoni veten duke e varfëruar komunën. Prandaj, ju lus që të jeni më korrekt në këtë aspekt. Kërkoni të merrni leje në këtë mënyrë dhe të mos u mashtrojnë me legalizime./tetova1/

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com