Connect with us

Lajme

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Publikuar

Nga Klodian Tomorri

Ka patur nje debat mes ekonomisteve nese sherbimi i transportit urban eshte apo jo monopol natyror? Evans ne vitin 1991 studioi sherbimin e autobusave urban ne Londer dhe perfundimi ishte se po. Ky sherbim ishte nje monopol natyror.

Dy karakteristikat e monopolit ne rastin e transportit urban rrine plotesisht. Kostot fikse jane shume me te larta se ato variabel dhe kostot mesatare qendrojne mbi ato marxhinale edhe per sasi te medha produkti. Ndaj si rezultat monopoli natyror mund te ofroje sherbimin me kosto me te ulet se sa konkurrenca.

Si rregull monopolet natyrore eshte me mire qe te jene ne duart e shtetit se sa ato te privatit. Dhe ka nje arsye shume te forte ekonomike se pse. Nje monopol mund ta ofroje sherbimin ne kater nga menyrat e meposhteme.

1-Cmim i larte sherbimi duke prodhuar ne nivelin e monopolit.

2-Cmim te barabarte me koston mesatare

3-Cmim te barabarte me koston marxhinale

4-Cmim zero per sherbimin.

Varianti i pare, qe ndryshe quhet ekuilibri i monopolit, maksimizon fitimet per monopolistin, por shkakton humbje per shoqerine. Termi ne anglisht eshte deadweight loss, ne shqip nuk e di si e kane perkthyer.

Varianti i dyte transferon nje pjese te surplusit nga monopolisti tek qytetaret, por serish rezulton me humbje per shoqerine.

Varianti i trete eliminon plotesisht humbjet per shoqerine, por ne kete rast monopoli nuk arrin te mbuloje kostot ndaj kerkohet subvencioni nga taksat.

Varianti i katert shkakton humbje per shoqerine, con ne mbikerkese per shkak te free rider dhe kerkon shume subvencion.

Pra ne kater mundesite, e treta eshte me eficentja. Si rregull monopolet natyrore duhet te dalin me humbje, e cila duhet te financohet me subvencion nga taksat. Ne cdo variant tjeter shoqeria humbet. Por ne privat varianti i trete nuk mund te realizohet, ndaj monopolet natyrore eshte mire qe te jene ne duart e shtetit.

Tani kjo krijon problemin tjeter. Ne shtet vidhet, keqmenaxhohet dhe kompania perdoret per qellime politike. Por la nje mase qe mund ta korrektoje disi kete problem. Monopoli mbahet ne pronesi shteterore, por jepet ne administrim privat. Disa nga linjat me te suksesshme te transportit urban neper bote, kane pikerisht kete model. Rasti me klasik eshte Tokyo.

Lajme4 minutes ago

MPJD thirrje qytetarëve: Mos kaloni nëpër Serbi

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri5 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme6 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme6 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme8 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

NA NDIQ NË FACEBOOK