Connect with us

Lajme

A do kërkojë Besa përkrahjen e koalicionit ASH-AAA në Tetovë? Ja çka thotë Arjanit Hoxha!

Publikuar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Haziri ka shprehur mbrëmë gatishmërinë për të përkrahur kandidatin e Levizjes Besa, Bilall Kasami, në raundin e dytë zgjedhor për kryetar komune në Tetovë.

Haziri tha se koalicioni ASH-AAA presin Kasamin të kerkojë përkrahjen.

Lidhur me këtë deklaratë, Zhurnal ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të Levizjes Besa, Arjanit Hoxha. Ai tha se partia e tij do kerkon përkrahje nga të gjithë që duan ti japin fund pushtetit të Teuta Arifit në Tetovë.

“Kam kontaktuar Sekretarin Gjeneral të ASH-së por mesiguri ka qenë i angazhuar që nuk është përgjigjur në thirrjen telefonike. Uroj që të kenë qëndrim të unifikuar brenda koalicionit, ndersa ne do vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të siguruar mbështetje nga të gjithë që duan humbjen e Teuta Arifit dhe ndryshimin e shumëpritur në Tetovë”, deklaroi Hoxha për Zhurnal.

NA NDIQ NË FACEBOOK