Connect with us

Lajme

​Kurti në Shkup: Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes vete!

Publikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëSamitin Ekonomik në Shkup, ka thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik.

Kurti ka ri-theksuar po ashtu se nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Ballkanit Perëndimor ku nuk bën pjesë edhe Bashkimi Evropian.

Në këtë samit, Kurti u pyet edhe për stabilitetin në Kosovë, me këtë rast ai komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun. Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë mirë ndërmjet vete, megjithëkëtë ai tha se korrupsionin dhe krimin do ta luftojnë atë pa marrë parasysh çka ndodhë.

NA NDIQ NË FACEBOOK