Lajme
Zgjedhjet lokale, ja sa kandidatë janë në garrë

303 kandidatë për kryetar komune do të garojnë në zgjedhjet komunale, ndërsa 567 do të luftojnë për të zënë vend në këshillat komunal. KSHZ ka refuzuar dy kandidatë për kryetar komune një në Ohër dhe një në Stugë, shkaqet kanë qenë se nuk i kanë plotësuar kushtet që i kërkon Kodi zgjedhor.
“Sipas të dhënave që i morëm nga Komisionet zgjedhore Komunale, gjithsej 303 lista për kandidatë të kryetarëve janë të verifikuara, ndërsa 567 lista për kandidat për këshilltar komune. Ka dy lista të refuzuara për kryetar komune një në Ohër dhe një në Strugë, 6 lista kandidat për këshilltar komunal, një në Vrapçshtë, Gjorçe Petrov, Zelenikovë, Kërçovë, Stugë dhe Tetovë. Listat e refuzuara janë për shkak se nuk kanë plotësuar disa formalitete dhe kushte të cilat janë të parapara në kodin zgjedhor ose kanë qenë të dorëzuara deri të KKZ pas skadimit të afatit”, tha Ljupka Guguçevska, zëdhënëse e KShZ-së.
Në qoftë se ndonjëri prej kandidatëve vendos të tërhiqet ka afat 48 orë. /tv21/


















