Connect with us

Lajme

Zaev nuk ia lëshon vendin Mickoskit, Sela: Zaev i mjerë dhe i verbuar nga pushteti

Published

on

“Askush nuk është i kurorëzuar për postin e tij,  as nuk është i lidhur dhe as nuk e ka trashëguar nga babai. Të gjithë janë të zëvendësueshëm”, tha kryeministri Zaev.

Kështu tha dje, kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen e gazetarëve për dorëheqje morale të Qeverisë. Por kështu nuk mendon sot. Zaev sot thotë se nuk do ta lëshojë karrigen e tij të kryeministrit sepse nuk do t’ia  lehtësojë punën Mickoskit që të bëhet kryeministër.

 “Pse, që të jetë Mickoski kryeministër? Nuk mendova. Nuk mendova. Sepse do të jenë kryeministër apo zëvendëskryeministër kryetari i Aleancës kur do ta meritojnë. Kur do të kenë empati me popullin. Kur do të jenë këtu që të ndihmojnë. Kur do të japin ide dhe jo kështu fatkeqësinë të përdorin në mënyrën më perfide dhe në mënyrën më të keqe”, u shpreh kryeministri Zaev.

Pas deklaratës së tillë të kryeministrit, reagon kryetari i ASh-së, Ziadin Sela në Facebook. Thotë se kryeministrin e ka verbuar pushteti.

 “I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet pa shkelur. Por, mos harro një gjë jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh esenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegjja, morali dhe jo pushteti”, potencoi kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërsa, Sela edhe mbrëmë në Click Plus e kërkoi dorëheqjen e Zaevit.

 “Në qoftë se ky e paska aq të rëndësishëm Venko Filipçen, po le të shkojë bashkë me atë”, shtoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Për dorëheqjet e ministrave dhe dy drejtorëve të Spitalit Klinik të Tetovës, vlerëson se nuk do as diskutim. Shton se dorëheqjet duhet të dorëzohen në  Kuvend që të konstatohen, në të kundërtën lindin dilema për manipulime me procesin hetues.

 “Çka e lidh kaq shumë ngushtë kryeministrin me një ministër, kushdo qoftë ai, që insiston ky me çdo kusht që deri sa të mbarojnë hetimet. Ndoshta me qëllimin që ai të lihet në harresë siç ka pasur në të kaluarën raste të tilla”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Për shkak të tragjedisë në Tetovë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dha dorëheqje më 10 shtator, para tij dorëheqje dhanë edhe zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe drejtorët e spitalit, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com