Connect with us

Kosovë

“Vuçiqi s’e di çka të bëjë me Kosovën dhe i sulmon mediat”

Publikuar

Situata e krijuar në veri të vendit ka derivuar shumë zhvillime të tjera dhe shumë deklarata, pa çka liderët e Kosovës dhe të Serbisë janë gjendur në situata të vështira.

Sipas tekstit në të përditshmen serbe “Danas”, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka përdorur një paraqitje në televizionin “Pink” që të godasë mediat e pavarura serbe, përcjell “Zëri”.

Kësaj radhe kishte pasur në shënjestër pikërisht gazetën “Danas” dhe tekstin e saj me titull “Zhurma e Vuçiqit rrezikon serbët në Kosovë e Metohi”, e më pas sipas gazetës ai demantoi veten, duke dhënë një ultimatum prej 24 orëve që të reagojë NATO-ja, përndryshe “do të ndërmarrë hapa për të zgjidhur krizën në veri të Kosovës”.

Analisti i politikës, Cvijetin Milivojeviq, ka thënë se sulmet e Vuçiqit ndaj mediave të pavarura janë të vazhdueshme, teksa aksionin e Serbisë në afërsi të kufirit të Kosovës në Jarinjë e Bërnjak e ka quajtur “shfaqje të bukur”. /Zëri

NA NDIQ NË FACEBOOK