Connect with us

Lajme

Vrasja në Fier, e ëma autorit: Na bëri hatanë, donte të vriste edhe veten, vajzën e kisha si çupën time

Publikuar

Flet mamaja e autorit Elton Metaj, 31-vjeçarit që vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare, në Zhupan të Fierit.

Ajo shprehet se ai ka tentuar që të vetëvritet pas aktit, ndërsa ka telefonuar për herë të fundit babain e tij.

“Djali tentoj te vetëvritej pas ngjarjes. Telefonatën e fundit e ka pasur me babain e tij. Me bëri hatanë.  Te më vrisnin mua çupën do qasja unë vrasësit. Më vjen shume keq. Dhimbja është e të dyja palëve e rrita vet e kisha si çupë. Nuk e di se çfarë ndodhi se kush ja mbushi mendjen, ata shkonin”, tha ajo për gazetarët.

Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, kur Metaj shkoi në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes së tij duke e vrarë në banesë.

Ndërkohë, policia arriti që ta prangose mëngjesin e sotëm autorin pas disa orë ndjekjeje.

NA NDIQ NË FACEBOOK