Connect with us

Kosovë

Vrasje si nëpër filma/ Prokuroria jep detaje për ngjarjen që tronditi Kosovën

Published

on

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë të Pejës, Shkodran Nikçi, është deklaruar lidhur me vrasjen e dy zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për ekzaminin mjekësor.

Nikçi tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda.  Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, ka deklaruar Nikçi.

Nikçi, sipas Ekxpress, ka treguar janë sekuestruar dy armë,duke shtuar se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në disa pista janë duke u zhvilluar hetimet dhe pasi hetimet të përfundojnë do të dalim me njoftim zyrtar. Derisa të vazhdojnë hetimet duhet të jemi të rezervuar pasi është rast i ndjeshëm dhe mund të dëmtohen hetimet”, tha Nikçi..

Dy anëtarë të PDK-së, Astrit Ademaj, kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Pejës dhe Blerand Kadrija, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017, mbetën të vrarë mbrëmjen e një dite më parë me armë zjarri në Pejë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Shkollës së Mesme Ekonomike “Ali Hadri” në këtë qytet. Policia mbërriti me urgjencë në vendngjarje ku mbetën të plagosur tre vetë, dy prej të cilëve ndërruan jetë për shkak të plagëve të marra.

Dëshmitar në vendngjarje ishte vëllai i Astritit, Avniu i cili foli për një konflikt momenti që përfundoi keq. Burime për Express sakaq pohojnë se viktimat kanë sulmuar njëri tjetrin. Pas konfliktit verbal, Ademaj e Kadriaj kanë nxjerrë armët ndërsa nga shkëmbimzjarri mbeti i plagosur dhe Avniu.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë përmes një postimi në Facebook se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është parësore, ndaj u shpreh ai, jemi të përkushtuar, me të gjitha kapacitetet tona për ta zbardhur këtë rast, duke shtuar se ngjarje të tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com