Connect with us

Lajme

Vrasja në Fier/ Vëllai i viktimës: E qëlloi kur po hante bukë, doli nga burgu në Korrik

Publikuar

Në foto, autori dhe viktima

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Zhupan të Fierit, ku Elton Metaj qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Sabrina Benga.

Vëllai i viktimës rrefeu ngjarjen, teksa tha se ish-kunati ishte liruar nga burgu në muajin korrik.

Duke folur për gazetarët, ai tha se Eltoni e qëlloi motrën e tij duke ngrënë bukë.

“Ngjarja ndodhi tek pragu i derës. Motra sa kishte ardhur nga puna dhe kishte vajtur për të ngrënë bukë. Mamaja kishte dëgjuar derën, e kishte vënë re që nuk e kishte hapur dora ime, thjesht kishte ardhur aty. Kishte ardhur aty, ‘dil përjashta’. Në 20 korrik kishte dalë nga burgu. Nuk e di, fajin e kanë e gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që nxjerrin të tillë njerëz kriminelë dhe që sot bëri hatanë e madhe. Mua më tha nusja, ai më kishte kërkuar dhe mua për të më vrarë. Ai ishte një frikacak që të vriste nga pas. Trimi të del përballë. Jam i tronditur. 

Motra dhe mamaja ishin bashkë. Ai kishte thënë të dalë pak motra, ‘ik’ i kishte thënë ajo ‘mos e bëj më atë gjë se njëherë e bëre’ që ndodhi 10 muaj më parë që u arrestua ai për këtë. Motrën e vrau kur po hante bukë, sa u kthye nga puna. Motra ndërroi jetë në vend, plumbi e kishte kapur në mushkëri, aq sa më thanë”, rrëfeu vëllai i viktimës

Elton Metaj ishte konfliktuar me bashkëshorten dhe familjen e saj edhe një vit më parë, e që prej asaj kohe ishin divorcuar. Me 20 shtator 2020, Eltoni për më shumë se 5 orë, e mbajti bashkëshorten dhe familjen e saj peng në shtepinë e babait të kësaj të fundit dhe u desh nderhyrja e RENEA-s dhe FNSH për ta liruar.

NA NDIQ NË FACEBOOK