Connect with us

Lajme

Vrangalla thekson katër problemet me të cilat përballet Çairi: Siguria është shqetësim i madh!

Publikuar

Opinionisti Agron Vrangalla në TV21 adresoi kritika të ashpra për komunën e Çairit. Ai tha se kjo komunë përballet me katër probleme të mëdha.

E para sipas tij janë ndërtimet e egra, ndërtimet të cilat kanë shpërfytyruar këtë komunë.
E dyta sipas tij janë uzurpimet që janë bërë në Çair.
E treta sipas tij është mungesa e higjienës.

“Ne nuk kemi kontejnera, nuk kemi ku hedhim mbeturina”, tha Vrangalla.
Dhe e katërta sipas tij është sigurua e qytetarëve.

Komuna e Çairit është komuna ku më shpesh mund të dëgjohet armë. Pse nuk ndodh në komunat tjera. Unë nuk jam i lumtur jam i shqetësuar. Kishim rastin e vjedhjes së farmacisë. Duhet punuar shumë në aspekt të sigurisë. Nga janari deri në korrik janë regjistruar 137 vjedhje.

NA NDIQ NË FACEBOOK