Kosovë
“U vunë snajpera mbi shtëpitë e serbëve” / Vuçiç kërcënon

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç iu adresua serbëve me një mesazh, ku tha se e sotmja ishte një prej ditëve më të vështira për serbët e Kosovës, duke iu referuar vendimit të qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e reciprocitetit me targat.
Gjatë fjalës së tij, Vuçiç akuzon policinë e Kosovës se kishte vendosur snajpera në lagjet serbe që mund të protestonin kundër vendimit.
“Shqiptarët kishin vendosur snajpera në banesat e të rinjve serbë që mund të kundërshtonin vendimin dhe veprimet e tyre të paligjshme”, tha Vuçiç.
“E dinim që Prishtina po e planifikonte këtë lëvizje. Sot, autoblindat u drejtuan në veri të Kosovës. Ky është pushtimi i gashtë dhe më brutali”, tha ai.
Presidenti serb akuzon Kosovën se po shkel marrëveshjet e arritura. Vuçiç akuzon se mes mjeteve që u ndaluan për t’i ndryshuar targat ishte edhe një ambulancë dhe për këtë tregoi edhe një fotografi.
Në fund, Presidenti serb kërcënoi duke thënë se “shpresonte që Serbia të mos detyrohej të merrte vendime që nuk do të pëlqeheshin nga askush”, ndërsa shtoi se kishte protestuar te BE për këtë fakt. Vuçiç do të mbledhë paraditen e së martës këshillin e sigurisë për të diskutuar zhvillimet e fundit.






















