Kosovë
Tronditet Kosova/ Ekzekutohen me armë zjarri dy politikanët e njohur

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Kosovën këtë mbrëmje.
Mësohet se dy politikanë të PDK-së kanë mbetur të vrarë.
Gazeta Express raporton se ka mbetur i vrarë Astrit Ademaj, kandidati për kryetar i Pejës, si edhe sh-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.
Lajmin se ka të plagosur dhe të vdekur nga të shtënat për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.
Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin.
Aktualisht nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin./CNA.al





















