Connect with us

Sport

Tregolëshi i Bale ia jep fitoren Uellsit (VIDEO)

Publikuar

Uellsi ka realizuar fitore ndaj Bjellorusisë me rezultat 2:3 në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Gareth Bale i realizoi që të tre golat e mysafirëve në minutat 6’ (penalti), 69’ dhe në minutën e tretë të lojës shtesë.

Në anën tjetër, Bjellorusia fillimisht e kishte përmbysur epërsinë e parë të Uellsit kur brenda tre minutave, përmes golave të Vitali Lisakovich (29’) dhe Pavel Sekdos (31’) kishte arritur një gjë të tillë.

Me këtë fitore Uellsi numëron gjashtë pikë në vendin e tretë të grupit E, teksa Bjellorusia ka përgjysmë më pak, tre, dhe zë një vend më poshtë.

NA NDIQ NË FACEBOOK