Connect with us

Religjion

Tregim: Sulltani dhe dervishi

Publikuar

më

Në një rast, Sulltani po kalonte nëpër rrugët e Stambollit, i rrethuar nga ushtria dhe oborrtarët e tij. Për të parë fytyrën e Sulltanit, ishin mbledhur shumë njerëz. Derisa Sulltani po kalonte, njerëzit me përkulje ia shprehnin respektin e tyre. Të gjithë i shprehen respekt Sulltanit përveç një dervishi të varfër. Kur sulltani e vërejti këtë, e ndaloi përcjelljen dhe i urdhëroi shërbëtorët e tij që t’ia sjellin këtë të pagdhendur.

Sulltani e pyeti: “Pse ti nuk mu përkule mua si të gjithë të tjerët?”

Dervishi u përgjigj: “Sulltani im, a nuk po e shihni se bota po ju përkulet vetëm për shkak se i keni ato që ata e duan shumë: paratë, fuqinë dhe pozitën. Falënderoj Allahun, ato për mua nuk paraqesin asgjë! Përveç kësaj, pse të përkulem para teje, kur unë i kam dy robër të cilët të sundojnë ty!”

Si bubullimë nga qielli i kthjellët, jehuan këto fjalë. Njerëzit i kafshonin buzët dhe u shtangën nga frika, ndërsa Sulltani u zverdh nga zemërimi.

Sulltani i lënduar ulëriti: “Çfarë don të thuash ti me këtë?!”

“Zemërimi dhe lakmia janë dy gjërat që mua më robërohen, kurse ty të sundojnë!”, tha dervishi i qetë, duke e shikuar Sulltanin në sy.

I goditur me shigjetën e së vërtetës, drejt në zemër, Sulltani në çast e kuptoi mesazhin e dervishit. Për një kohë qëndroi i palëvizshëm, i ngurosur, pastaj qetësisht zbriti nga kali i tij dhe iu përkul dervishit të varfër.

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

Maqedoni49 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme52 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme4 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK