Sport
Tragjikisht e kemi humbur trenin për në Katar

Mediat greke e kanë përshkruar të dobët paraqitjen e ekipit të tyre kombëtar.
Greqia nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri”, edhe pse shënuan të parët me Anastasios Douvikas, i cili realizoi në fundin e pjesës së parë.
E me të njëjtën monedhë ia kthyen edhe “Dardanët” me Vedat Muriqin, i cili shënoi me kokë në minutën e 92-të.
Gazeta “Ethnos” titulli i së cilës ishte “Kosova 1:1 Greqia: Tragjikisht Kombëtarja e humbi trenin për Katar”.
“Greqia do të mundohet të mbetet në garë matematikisht të mërkurën kundër Suedisë, megjithatë treni për Katar ka ikur dhe ekipi kombëtar nuk hipi asnjëherë në të”, shkruan tutje në artikullin e gazetës greke.
E titulli i gazetës tjetër “Tovima” ishte “Plani i Van Sip për Katar dështoi në Prishtinë”, ishte titulli i raportit të përditshmes tjetër greke”.
Të mërkurën Kosova do të përballet me Spanjën, ndërsa Greqia me Suedinë.
Dy lojët në vazhdim do ta vendosin fatin e këtyre dy skuadrave në grupin B.






















