Connect with us

Lajme

Tragjedia në Tetovë/ Komuna e Gostivarit ndihmon familjet e viktimave me nga 1000 euro

Publikuar

Vetëqeverisja lokale dhe anëtarët e Këshillit të komunës së Gostivarit do të ndajnë mjete financiare si ndihmë  për familjet e të pësuarve  në zjarrin në Tetovë. Vendimi ishte votuar pasdite  në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të komunës.

Propozimin për ndarje të ndihmës financiare e dha kryetari i komunës Arben Taravari dhe arsyetoi se mjetet do të ndahen nga arka e komunës.

Propozimi i Taravarit u mbështet nga të gjithë këshiltarët komunal.