Connect with us

Sport

Tetë ndeshje të tjera luhen sot në Ligën e Kampionëve

Published

on

Liga e Kampionëve rikthehet me tetë ndeshje edhe gjatë ditës së sotme.

Gjatë mbrëmjes së kaluar u zhvilluan tetë takimet e parë, në të cilat kishte edhe befasi.

Sot pritet të jetë një mbrëmje e zjarrtë me shumë ndeshje interesante, ku spikatin dy ndeshjet Inter-Real Madrid dhe Liverpool-Milan.

Të dy ballafaqimet do të zhvillohen nga ora 21:00.

Ndeshje tjetër me interes të lartë nga tifozët, pritet të jetë edhe ajo në mes Manchester Cityt dhe Leipzigut, që do të luhet në të njëjtin orar.

Takimet tjera që do të luhen në këtë orar janë edhe Sporting me Ajaxin, Brugge dhe Paris Saint-Germain, ndërsa Atletico Madridi përballet me Porton.

Kurse nga ora 18:45, Besiktas luan me Borussia Dortmundin dhe Sheriff-Shakhtar Donetsk. /Klankosova.tv/

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com