Connect with us

Lajme

Tenderi 4 milionë euro, kush ia prishi “pazaret” e fundit “Sheikut” të Postës Shqiptare

Publikuar

Nga BoldNews.al

Laert Duraj, “sheiku” i Postës Shqiptare, ka dështuar që të bëjë një goditje të fundit: tenderin 4 milionë euro për shoqërimin e parave. Një vlerë e majme për drejtorin miliarder, i cili gjatë drejtimit të Postës do të mbahet mënd më shumë për milionat e shpërdoruar sesa për punën e kryer.

Faksimile: Anulimi i procedurës tenderuese për ruajtjen e institucionit

Por, para se të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi u zgjodh në qarkun e Gjirokastrës, Laerti mendoi të përfundonte procedurën e majmë. Nga ato tendera që “hanë” të gjithë. Nuk janë mallra. As llaç e tulla që të duhet të bësh preventiv. Por, është ruajtje e institucioni dhe shoqërimi i parave. Nga ato procedura që kompanitë e sigurimit janë gati të “hanë” edhe kundërshtarin. Në fakt, këto procedura ankimohen e ankimimohen e zgjasin pafundësisht. Por, për Laertin koha ka qenë e limituar. Në datën 9 shtator ai ulet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka tentuar deri në minutën e fundit të bëjë këtë procedurë, por dikush i prishi pazaret…

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Posta Shqiptare ka anuluar tenderin me objekt “shërbimi i transportit, shoqërimit dhe ruajtjes së vlerave monetare gjatë transportit me roje të kategorisë 3.B”. Tenderi ka qenë me afat 2-vjeçar, ndërkohë që vlera ka qenë 397 milionë lekë te reja pa TVSH, ose me TVSH rreth 4 milionë euro. Në pikën 6 të këtij dokumenti sqarohen edhe arsyet e këtij anulimi, ku shkruhet se “në procedurat në një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”. Pak e vështirë për t’u besuar. Sidomos kur marrim parasysh se për të tilla procedura këto kompani janë gati që të “luftojnë” me njëra tjetrën. Me influenca, lidhje politike apo edhe me kërcënime dhe përdorime armësh.

Por, kush ia futi “shkopinjtë” nën rrota Laertit? Pasardhësi i Postës Shqiptare apo lufta brenda llojit? Prej kohësh, Posta Shqiptare ka bërë me dhjetëra procedura të dyshimta të tenderëve. Aq sa Laerti, për të “mbuluar” atë që s’thuhet, po katapultohet në Kuvend. Por, dokumentet dhe faktet janë aty. Mjaftojnë që të hapen dhe do të kuptohet edhe roli i Laerit. Madje, edhe procedura e sipër përmendur, pasi informacionet janë se ai donte t’ia jepte një firme të preferuar. Por, nëse politika po e “mbron”, po SPAK-u ku është?

Shqipëri24 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme1 hour ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni6 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

NA NDIQ NË FACEBOOK