Connect with us

Lajme

Të shtëna gjatë sherrit në Shkodër, plagosen dy vëllezër

Publikuar

Dy vëllezër janë plagosur në Shkodër në një konflikt ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia konfirmoi se një prej vëllezërve është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta.

Të dy janë transportuar në spitalin rajonal dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka ardhur për motive pronësie.

Sherri

“Rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda, 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xhevair Fikaj ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Ilir Grudën, 41 vjeç vëllain e 34-vjeçarit. Të plagosurit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ka shkuar në vendngjarje  dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

NA NDIQ NË FACEBOOK