Lajme
“Të dorëhiqet Qeveria”/ Kryetari i Komunës së Gostivarit reagon pas tragjedisë në Tetovë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka reaguar për tragjedinë e mbrëmshme në Tetovë, ku mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të tjerë u lënduan.
Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë.
Kryekomunari është njëkohësisht dhe Sekretar i Aleancës për Shqiptarët, parti në Maqedoninë e Veriut që ndodhet në opozitë.
Nga zjarri në spitalin Covid-19 në Tetovë humbën jetën 14 qytetarë dhe shpëtuan 12 të tjerë./ CNA.al

















