Connect with us

Lajme

Filipçe: Spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar

Publikuar

Vaksina seriozisht e zvogëlon rrezikun nga forma e rëndë e sëmundjes dhe sipas studimeve 20 herë e zvogëlon rrezikun nga vdekja. Dhe kjo duhet të jetë motivim për qytetarët. Një përqindje e madhe e pacientëve të sapo diagnostifikuar, 80 dhe disa përqind edhe nga ata të cilët janë në spital janë të pavaksinuar, që do të thotë se ky është problemi jo vetëm tek ne, por gjithkund. Bisedojmë edhe me kolegët nga rajoni, gjithkund spitalet janë të mbushura me pacientë të pavaksinuar, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai theksoi se nuk mund  të supozojnë  si do të zhvillohet situata me pandeminë në botë.

“Me siguri që do të ketë lloje dhe mutacione të reja të virusit. Megjithatë, vaksina është ajo e cila mbron, e zvogëlon rrezikun nga rreziku i vdekjes disa herë ose nga forma e rëndë e sëmundjes. Dhe kjo është mënyra  që ne t’i kthejmë jetët në normale. Për fat të keq, shikojmë se kemi qytetarë të cilët ende janë të pavaksinuar. Apeloj të vaksinohen, kjo është mënyra edhe të mbrohet shëndeti, ndërsa ne ta mbrojmë sistemin nga valët e mëtutjeshme dhe  mbingarkesat”, tha Filipçe.

NA NDIQ NË FACEBOOK