Connect with us

Ndryshe

Spektakël në qiell, drithërima në tokë: Meteori kalon mbi “kokat e njerëzve”!

Published

on

Spektakël në qiell, drithërima në tokë: Meteori kalon mbi “kokat e njerëzve”!

Ishte një meteor i madh e i shndritshëm ai që mahniti njerëzit në të dy anët e La Manshit, por mbi të gjitha, personin që e regjistroi në kamera.

Ishte aq pranë, sa shkaktoi pak frikë megjithatë, ndjenja e të shijuarit të spektaklit kozmik, ishte më e fortë.

Trupi qiellor u filmua teksa hynte në atmosferën e tokës mbi zonën e Jersey-t, e konsideruar një nga pikat më të mira dhe më të qarta për të mbikëqyrur fenomene të tilla. Ekspertët thanë se ndoshta bëhej fjalë për një copë asteroid apo komete e cila hyri në atmosferë “me një shpejtësi shumë të madhe dhe një kënd mjaft të ngushtë”.

Ajo shpërtheu në momentin që trysnia e atmosferës u bë shumë e madhe për t`u përballuar. Edhe pse rënia e meteorëve me të vegjël është diçka që shihet shpesh, një trup qiellor si ky, kaq i shndritshëm e në këto përmasa është mjaft më i rrallë, dhe padyshim tërheq më shumë vëmendje e admirues. / Top Channel

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com