Sport
Solskjaer e sheh Chelsean si rivalin kryesor për titullin e Premier Ligës

Ole Gunnar Solskjaer e sheh Chelsean si rivalin më të madh të titullit këtë sezon, para Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Solskjaer ka prioritet të sjellë titullin e Premier Ligës përsëri në Old Trafford, për herë të parë që nga viti 2011, kur Sir Alex Ferguson ishte në krye.
Edhe në këtë fazë të hershme të sezonit, duket sikur katër skuadra: United, City, Chelsea dhe Liverpool, janë një nivel mbi rivalët e tyre vendas.
Solskjaer ka frikë nga kampionët evropianë të Thomas Tuchel, më shumë sesa Man City dhe Liverpool.
Në përpjekje për të fituar ligën, Manchester United përforcoi skuadrën me Cristiano Ronaldon, Jadon Sanchon dhe Raphael Varane.
Djajtë e Kuq përfunduan të dytët sezonin e kaluar, 12 pikë prapa rivalëve, Man Cityt, dhe kanë marrë shtatë pikë nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit 2021-22.





















