Connect with us

Sport

Solksjaer thotë se ekipi i tanishëm i Unitedit është më i mirë se ai i 99-ës që fitoi tripletën

Publikuar

Ole Gunnar Solskjaer u ka thënë yjeve të tij të tanishëm te Manchester United se ata janë më të mirë se skuadra e famshme tripletë e vitit 1999.

Trajneri norvegjez ishte pjesë përbërëse e klubit që fitoi Premier Ligën, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në një sezon të vetëm. Ai gjithashtu shënoi golin e famshëm fitues në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shkruar emrin e tij në historinë e klubit.

Por, pavarësisht heroikave dhe kujtimeve të bëra, Solskjaer i ka thënë ekipit të tij aktual se ata janë më të mirë se ekipi i talentuar i 99-ës.

Djajtë e Kuq kanë bërë tre transferime mahnitëse në skuadrën e tyre gjatë verës, të cilat i kanë bërë si pretendentë të vërtetë të titullit.

Fuqia e vërtetë erdhi në fund të dritares, kur Man Utd mori në zotërim shërbimet e ikonës së klubit, Cristiano Ronaldo, shkruan 90Min, transmeton Klankosova.tv.

Ardhja e 36 vjeçarit mund të bëjë diferencën në ndeshjet e mëdha për Djajtë e Kuq, dhe golat e tij në mënyrë të pashmangshme i bëjnë ata një ekip më të fortë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK