Connect with us

Sport

S’mendoj që Ronaldo ka mundur të shkojë te City

Publikuar

Cristiano Ronaldo nuk e ka pasur ndërmend që të shkojë te Manchester City këtë verë, ka thënë trajneri i Manchester United-it, Ole Gunnar Solskjaer.

Agjenti i portugezit, Jorge Mendez, kishte folur me një numër klubesh përfshirë këtu edhe me Qytetarët të cilët kishin qenë favoritë për shërbimet e tij.

“Nuk besoj që ka pasur ndonjë mundësi”, ka thënë Solskjaer. “Nuk ma merr mendja”.

Sidoqoftë, në media qarkullojnë disa mesazhe ku supozohet që janë nga Ronaldo i cili thotë se City dhe United janë në garë të ngushtë për transferimin etij.

NA NDIQ NË FACEBOOK