Connect with us

Lajme

Shkullaku: Ja ku gaboi Basha me Berishën

Published

on

Analisti Armand Shkullaku u shpreh mbrëmjen e sotme në Opinion se Lulzim Basha gaboi në vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

Shkullaku tha se Basha në njërën anë thotë se nuk beson mbi atë që thotë Departamenti i Shtetit, por në anën tjetër merr vendimin për t´a përjashtuar.

“Si ka mundësi të merret një vendim që nuk e beson? Nëse Lulzim Basha ka bërë një marrëveshje, qoftë edhe me SHBA, në çdo rast ai ka dalë i humbur. Ke marrëveshjen për reformën në drejtësi, sot a e kontrollon Rama këtë reformë? Ke marrëveshjen e 5 qershorit, ishte garante Yuri Kim, a shkoi në favor të Edi Ramës?

Pra çdo marrëveshja që Basha ka bërë ka shkuar në favor të Ramës.

Në anën tjetër, nuk është hera e parë që ushtrohen presione nga SHBA mbi politikanët shqiptarë. Albin Kurtin e rrëzuan nga Qeveria dhe u bë prapë Kryeministër. E mbani mend presionin ndaj Berishës në 1997-1998, dhe prapë u bë Kryeministër.

Po kështu presione janë bërë edhe ndaj Edi Ramës apo Fatos Nanos”, tha Shkullaku.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com