Sport
Sergino Dest do të humbasë ndeshjen kundër Bayern Munich

Mbrojtësi i Barcelonës, Sergino Dest do të mungojë në ndeshjen e parë të Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich të martën, pasi nuk është rikuperuar ende nga një dëmtim që e mori në pushimin ndërkombëtar.
Dest u paraqit në miqësoren e SHBA-së kundër Kanadasë më 5 shtator dhe, pas kthimit të tij, u konfirmua se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës së djathtë.
Për shkak të dëmtimit, amerikani u detyrua të shtyjë kthimin e tij në stërvitje me gjigantët katalanas, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Sergi Roberto ka më shumë gjasa të fillojë në vendin e Dest, me opsionin alternativ të jetë Oscar Mingueza.
Mungesa e Dest mund t’i shtohet listës gjithnjë në rritje të mungesave, me Ansu Fati, Sergio Aguero, Ousmane Dembele dhe Martin Braithëaite, i cili vuan nga një dëmtim në gju, të gjithë aktualisht të pa disponueshëm për Ronald Koeman.
Sergi Roberto dhe Gerard Pique, të cilët më parë kishin pasur lëndime të lehta, u stërvitën pa asnjë problem të hënën në mëngjes.






















