Lajme
Sela: Zaev është shndërruar në avokat mbrojtës të kriminelëve

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela në Clik Plus tha se veprimi i Zoran Zaev për të mos pranuar dorëheqjet është veprim jo moral. Ai tha se për këtë veprim, vet kryeministri Zoran Zaev duhet të jep dorëheqje.
“Ne kemi një kryeministër i cili është shndërruar në avokat mbrojtës të kriminelëve që dalin në liri, kishim rastin e Kiçeecit e mbrojti kryeministri. Personi i cili ishte shkaktar për vdekjen e një të riu. Është kjo një papërgjegjshmëri e tij totale, ai po bën avokatin e djallit”, ka thënë Sela.





















