Connect with us

Sport

Sampdoria ndal Interin, ndahen baras

Publikuar

Sampdoria dhe Interi i kanë ndarë pikët në përballjen e tyre që erdhi në kuadër të xhiros së tretë të Serie A-së.

Federico Dimarco kaloi Zikaltrit në epërsi në minutën e 18-të, ndërkaq Maya Yoshida i barazoi shifrat në minutën e 33-të.

Interi shkoi në pauzë me avantazh pasi Lautaro Martinez realizoi gol një minutë para fundit të pjesës së parë.

Mirëpo goli i Tommasso Aguellos në miutën e 47-të e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Kështu, Interi arrin në kuotën e shtatë pikëve në pozitën e dytë, teksa Sampdoria ka vetëm dy sosh në pozitën e 13-të.

NA NDIQ NË FACEBOOK