Lajme
Sali Berisha: Ish kryetari sot shpalli “non grata” bazën e Partisë

“Nuk do të lejoj një kongres anti-amerikan apo grupime anti-amerikane në PD”, është shprehur Basha në mbledhjen e sotme me Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi dhe qëndrimi i ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili shkruan se sot ish kryetari, duke iu referuar Bashës, ka shpallur “non grata” bazën e partisë.
“Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb”, shkruan Berisha.
Lulzim Basha ka patur debate të forta sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD me deputetin Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të partisë, përsa përket vendimit për përjashtimin e Sali Berishës./ CNA.al






















