Connect with us

Lajme

Rritet çmimi i bukës, bar do të hamë për Rilindjen

Publikuar

më

Nga Boldnews.al

Në çdo furrë të Tiranës, por në vijim edhe në të gjithë vendin, do të rritet me të paktën 100 lekë të vjetra një bukë. Me buzët e rrudhura qytetarët “protestojnë”, por ndaj shitëses që merr 250 mijë lekë të vjetra në muaj dhe mban gjallë familjen, qoftë edhe me atë bukë të rritur. Atë e telendisin dhe më pas mërmërisin me veten. Asnjë reagim më shumë. Merre bukën e shtrenjtuar dhe ndalu tek dyqani apo marketi pranë…

Do të rriten edhe produktet e tjera ushqimore me bazë drithrat. Po nuk ka gjë, mban ky popull, mban shumë. Kthehu edhe një herë pas, ke harruar të blesh ujë… Rrëmbe një bidon dhe shko në shtëpi. Grindu edhe me bashkëshorten se “ajo” ta ka fajin. Mos harro, paguaj edhe faturën e fryrë të ujit të pijshëm të Tiranës, që nuk pihet…

Çmimi i bukës rritet, i ujit rritet, nafta rritet, po edhe qeveria rritet me ca ministri më tepër. Sa shumë jemi rritur me rënien tonë. Të gjithë ankohen me veten, por asnjë nuk proteston. Fundja edhe bar do të hamë, por parimet e Rilindjes nuk i shkelim.

Për rritjen e çmit të bukës prodhuesit e miellit dhe furrat po akuzojnë njëra-tjetrën si përgjegjëse. Në fakt përgjegjësia është në tjetër vend. Sepse edhe bukën e shtrenjtë e marrim, por a e marrim në sasinë e duhur? Në çdo provë që bëhet pesha është shumë më e ulët ngase deklarohet. Ka kaq shumë inspektoriate dhe AKU-ra që kanë për detyrë kontrollin e produkteve ushqimore, por ata mbushin vetëm listën e të punësuarve në shtet. E shohin atë vend si mënyrë për të vënë ndonjë gjobë dhe futur në xhepat e gjerë ryshfetin që e kanë gati të ligjëruar me bekimin e eprorëve në krye të shtetit.

Gruri që vjen kryesisht nga Serbia kalon në një dorë të fortë dhe është monopol i një personazhi publik dhe mediatik me lidhje mu bash edhe në kryeministri dhe ka marrë psedonimin “Baca nga Kosova”. Mban gjithnjë në xhep atë hartën e ndarjes së Kosovës duke bërë eminencën gri në çmendurinë e “korrigjimit të kufijve” me treshen Rama-Vuçiç-Thaçi. Është bukë që nuk kapërdihet lehtë, madje edhe e shtrenjtë…

Rritja e çmimit të produktit bazë prek çdo familje dhe është arsye mëse e mjaftueshme për të protestuar, por as në ajër nuk ndjehen protestat. Fundja edhe bar do të hamë, po edhe çmimi i barit është rritur, jo ai që pihet, por që hahet nga bagëtitë. Po ky bari në mungesën e bukës mund të mbllacitet me pak vështirësi edhe nga njerëzit, ndonëse një ambasadore e ka këshilluar opozitën që të “mos hajë bar”. Rilindja mos preket, kjo ka rëndësi.

Maqedoni37 minutes ago

Skandal doganor: 19 të dyshuar për kontrabandë cigaresh, 250 milionë denarë dëm buxhetit!

Shqipëri1 hour ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme2 hours ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni3 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri4 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme5 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni6 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri7 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme8 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni9 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri10 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme11 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

NA NDIQ NË FACEBOOK