Connect with us

Sport

Ronaldo ka gjasa që të debutojë kundër Newcastle

Publikuar

Cristiano Ronaldo është paraqitur sot për herën e dytë në seancën stërvitore me Manchester United.

Ronaldo u pa duke shkuar me një “Lamborghini Urus” në vlerë rreth 200 mijë euro.

Tifozët po rrin me një këmbë për të kuptuar nëse CR7 do të debutojë me fanellën e “Djajve të kuq”.

Cristiano Ronaldo u rikthye pasi ishte në karantinë disa ditore për shkak të masave anti-COVID që i kërkon Britania e Madhe.

Ai dje e ka zhvilluar stërvitjen e parë.

As trajneri Ole Gunnar Solskjaer, nuk ka dhënë detaje nëse fituesi i pesëfisht i “Topit të artë” do të futet në fushë.

Por, nga formacioni i publikuar nga Goal, Ronaldo ka mundësi që në ndeshjen me Newcastle ta luajë rolin e sulmuesit klasit.

NA NDIQ NË FACEBOOK