Connect with us

Sport

Romeo Beckham po ndjek hapat e babait të tij, nënshkruan kontratë me Inter Miamin

Publikuar

Romeo Beckham po ndjek hapat e babait të tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale në futboll këtë javë.

19 vjeçari u bashkua me ekipin rezervë të skuadrës MLS Inter Miami, e cili është në pronësi të babait të tij, David Beckham.

Pasi u bashkua me ekipin e tij të ri, Romeo shkroi “ndiqni ëndrrat tuaja” në Instagram.

Nëna e tij, Victoria, tregoi kënaqësinë e saj ndërsa komentoi “Ne jemi shumë krenarë për ty Romeo x”.

Romeo ka stërvitur me Inter Miami dhe Fort Lauderdale javët e fundit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ai është një lojtar i gjithanshëm që mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Sipas Miami Total Futbol, ​​ai mund të bëjë debutimin e tij për klubin kundër Chattanooga Red Ëolves SC këtë fundjavë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK