Connect with us

Lajme

Respektimi i protokolleve në shkolla, ka klasa me numër të madh të nxënësve

Publikuar

më

Protokollet shëndetësore për mbrojte nga Kovid-19 në shkolla parashohin numër maksimal prej 24 nxënësish në klasë. Por, se sa mundet kjo të respektohet në shumë shkolla, është çështje diskutabile. TVM 2 qëndroi në Shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, ku disa klasa kanë numër të madh të nxënësve, por hapësira e shkollore është e madhe dhe arsimtarët mundohen të ruajn; distancën.  

“Deri në 24 mundet, por në disa klasa e tejkalojmë këtë sepse kemi 26, 28 më tepër kemi 28 nxënës, që vinë prej lagjeve tjera të Qytetit të Shkupit prej Idrizovës, prej Lisiçes, kështuqë rritet numri, ndërsa deri në klasën e katërt deri në 25  nxënës, kemi edhe 20 nxënës. Ato klasa ku është numri më i madh i nxënësve, kemi vendosur më tepër banka mundohen edhe arsimtarët, të mbajnë ditancë nxënësit këto janë kushtet.”,- deklaroi drejtori i Sh. F. “Kongresi i Manastirit”, Faik Xhoni. 

Në këtë shkollë ka dy raste nxënësish në izolim për shkak të kontakteve me të afëm të infektuar me Kovid 19, të njëjtit e ndjekin mësimin online. 

  “Kemi disa nxënës që kanë paraqitur raste pozitive në familjes gjyshen dhe axhën  dhe ata fëmijë janë ndalur në shtëpi sepse i kemi pasijet në shkollë për mësim online duke i falnderuar Komunës së Çairit, secila klasë është e paisur me internet me kompjutera dhe  ka raste të tilla nxë nësit prej në shtëpi e ndjekin mësimin online.”,- tha Xhoni. 

Ditë më parë edhe Avokati i Popullit i rekomandoi MASH-it që të shkurtohen orët mësimore si dhe t’u lejohet drejtorëve vet t’i organizojnë orët. Edhe Plenumi i Mësimdhënësve kërkon që në shkollat ku ka më tepër se 15 nxënës në paralele të këtë mësim të kombinuar, sepse ka vështërsi në respektimin e protokolleve por nga MASh ende nuk ka pronocim për këtë  çështje.  /TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK