Connect with us

Lajme

Rama sulmon Kosovën në konferencën e përbashkët me Merkel

Published

on

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministri Edi Rama sulmoi qëndrimin bojkotues të Kosovës lidhur me nisëm “Open Balkan”.

“Ballkani i hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri por të mos u varur nga vetot e njërit dhe teoritë e konspiracionit të tjetrit”, tha Rama duke iu referuar nismë së tij në bashkëpunim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne duam të ecim më shpejt dhe një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin që nëse ne fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga parametrat, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon sot këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për ‘Open Balkan’”, tha Rama.

“Kaq e thjeshtë është, traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është proces që do të vazhdojë, ‘Open Balkan’ është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, mbylli konferencën kreu i qeverisë, pavarësisht kërkesave për pyetje nga gazetarët e Kosovës.

Mbledhjet e “Open Balkan” janë bojkotuar edhe nga shtete të tjera në rajon, megjithatë, Rama përmendi gjatë ligjëratës së tij vetëm Kosovën.

Merkel nga ana tjetër, gjatë konferencës, apeloi për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com