Connect with us

Lajme

“Rama po fërkon duart por këto lëvizje brenda PD janë pozitive” – Demokratët do kthehen në pushtet

Published

on

Gazetari Aulon Kalaja në një lidhje Skype për Fax News u shpreh mbi ngjarjet e fundit në PD duke thënë se këto lëvizje do japin një rezultat pozitiv për partinë pasi do bëhet më solide dhe do rikthehet besimi te demokratët.

Kalaja tha se qeveria e re nga ana tjetër është akoma më e dobët se ajo e para dhe se ligjet po u besohen njerëzve që kanë tregues kriminalë.

Lidhur me takimin që ish-kryeministri Berisha zhvilloi sot me demokratët e Tiranës Kalaja u shpreh optimist duke thënë se do shërbejë për mirë dhe se ka parë shpresë në sallën e mbushur plot për të gjithë ata që mendonin se PD-ja nuk do kthehej më në pushtet.

“Duke e nisur me qeverinë shqiptare, asnjë e re nga fronti i perëndimit, është një kabinet i mbushur me njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me jetën publike, janë disa gra amvisa që Rama i ka zgjedhur në ministri.

Rama paska pasur sens të lartë humori kur ka zgjedhur Ulsi Mane Ministër të drejtësisë a thua se ky njeri do e cojë reformen përpara, ndërkohë ai është kapur duke manipuluar votat në Dibër.

Kemi rënë nga shiu në breshër edhe me Damian Gjiknurin si një cun problematik. Të gjithë këto ministra, kjo qeveri është në duart e Ramës dhe akoma më e dobët se e para. Sigurisht që u votuan edhe pse zgjedhjet janë të manipuluara.

Nga ana tjetër kemi të bëjmë me një opozitë që ka humbur busullën, me këto grisje votash nuk krijoijnë ndonjë raport me publikun. Takimi i Berishës ishte i pritshëm, salla ishte plot, njeriu më i lumtur është Rama në këtë moment i cili po mendon se PD po përcahet. Politika shqiptare është kthyer në një moçal.
Nxitja e debatit brenda PD do ti bëjë mirë pasi do rikthehet akoma më e fortë dhe demokratët do besojnë akoma më fort pas këtyre lëvizjeve.

Demokratët kanë kaluar në fatalizëm sepse mendojnë se nuk do të vijnë më në pushtet por natyrisht një bashkim zemrash i sinqertë do e kthejë PD në pushtet.
Shëndoshja e PD është një moment decisiv dhe ky takim i Berishës do jetë pozitiv.

Unë do të dëshiroja që të gjitha flukset që kanë ikur nga PD të afrohen rreth të djathtës, sepse njerëzit e mirë nuk janë marrë me politikë dhe kemi Ramën kryeministër.

Sot kemi analfabetë funksionalë në parlament dhe po bëjën ligje për Republikën e Shqipërisë dhe do të duhet të marrim fatet tona në dorë“- u shpreh Kalaja.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com