Connect with us

Kosovë

Rama në Prishtinë, pritet me nderime të larta nga Kurti

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë ka filluar vizitën njëditore në Prishtinë.

Nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me nderime të larta shtetërore.

Pas takimit të përbashkët, në të cilin marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të të dy qeverive, do të vijojë edhe paraqitje e përbashkët për media.

Vizita e Ramës në Prishtinë po vjen në një situatë kur gjendja në veri të Kosovës është tensionuar, nga bllokadat e serbëve si shenjë revolte për vendosjen e masës së reciprocitetit nga Kosova për Serbinë./TV21