Connect with us

SKENA

Publikohen pamjet e arrestimit të bashkëshortit të Angela Martinit në Mykonos

Publikuar

Pamjet gjatë arrestimit të sipërmarrësit dhe producentit të filmit, Dragos Savulescu, bashkëshortit të  modeles shqiptare, Angela Martini në ishullin e Mykonos janë publikuar në mediat e huaja.

E xhiruar derisa çifti ishin brenda një makine policie me shpejtësi të madhe, ish-Miss Universe, Angela Martini, dëgjohet në video duke bërtitur “pse dreqin po ecim kështu?!” teksa vërehen automjete policie, drita dhe sirena që bien nëpër rrugë.

Ende të tronditur nga sprova e tyre, çifti i famshëm njoftoi sot se ata planifikojnë të padisin autoritetet në Rumani për arrestimin.