Lajme
Pse u anashkalua Florin Besimi për shef shtabi në Tetovë?

Partitë politike po vijojnë përgatitje intenzive për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kur kanë mbetur vetëm edhe 22 ditë deri në fillimin e fushatës, të gjitha partitë po zhvillojnë proceset e brendshme të ndarjes së detyrave dhe koordinimin.
Kështu të ejten që lam pas BDI mbajti në Tetovë Kuvendin e degës në të cilën zgjodhi për të kandidaur edhe për një mandat Tetuta Arifin, kryetare aktuale e Tetovës. Por ajo që ra në sy në njoftimin e bërë pas asaj mbledhje ishte caktimi i Faton Ahmetit për shef shtabi në këto zgjedhje, dhe anashkalimi që duket se iu bë njërit nga figurat më të rëndësishme që ka BDI në Tetovë, atë të Florin Besimit. Nga kjo le të kuptojmë se ka një krisje të raporteve në degën e Tetovës.
Burime brenda BDI-së, thonë se Florin Besimi vet nuk ka pranuar të marrë detyrën e shefit të shtabit për ti bërë fushatë Teuta Arifit, për të cilën ai pretendohet të ketë qenë kundër ri-kandidimit të Teuta Arifit edhe për një mandat.
Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pikërisht Florin Besimi që i solli BDI-së plotë 11,909 vota në Tetovë, rrespektivisht në zonën 6 zgjedhore.















