Lajme
Pritet që LSDM ta përjashtojë Dimitrievskin, Zaev: Maksimi doli kundër Maksimit

LSDM pritet që në Këshillin e parë Qendror ta shkarkojë anëtarin e saj, Maksim Dimitrievski, aktualisht kryetar i Kumanovës, i cili pa vendim të partisë ka shpallur kandidaturën edhe për një mandat.
Kreu socialdemokrat Zoran Zaev tha sot se vendosmëria e Dimitrievskit, për të mos pritur që LSDM-ja të marrë vendim dhe të largohet para kohe nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale, është vendim i tij personal dhe me atë vendim personal e ka marrë vendimin për vetëpërjashtim nga LSDM-ja, andaj partisë nuk i mbetet gjë tjerët vetëm se ta konfirmojë përjashtimin e tij.
“Statuti i LSDM -së, i udhëhequr nga të gjitha përcaktimet demokratike, e ka bërë të qartë ndarjen. Kur vendosni që të largoheni nga LSDM-ja, përshkruhet në disa mënyra se si e bëni këtë, dhe njëra prej tyre është pikërisht ajo – ju largoheni nga LSDM-ja dhe shkoni si kandidat i pavarur. Maksim Dimitrievski vendosi për këtë. Ishte vendimi i tij dhe Maksimi doli kundër Maksimit. E vetmja gjë që i ka mbetur LSDM-së ishte që Këshilli i parë Qendror të konstatoj atë që bëri Maksim Dimitrievski, pra ky është përjashtimi nga LSDM-ja”, tha Zaev./TV21
















