Connect with us

Lajme

Prapaskenat/ Pse Bashkia e Durrësit anuloi “tenderin” për depozitimin e mbetjeve urbane

Published

on

Nga BoldNews.al

Bashkia e Durrësit ka anuluar procedurën tenderuese për depozitimin e mbetjeve urbane. Njoftimi është bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku Emirjana Sako, kryetarja e pa zgjedhur, është tërhequr në mënyrë të beftë. Frikë nga ndonjë hetim i mundshëm? Apo ka diçka tjetër në mëndje? Ndoshta, pas kësaj tërheqje, do të lindin shumë dyshime.

Megjithatë, më shumë ngjason me një lojë, ku të gjitha palët duan të njëjtën gjë: depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës! Por, a mos ishte kjo procedurë mburojë e marrëveshjes me këtë landfill? A u bë formalisht për të mbyllur gojët e liga dhe për të vijuar për t’i dërguar mbetjet në Sharrë me marrëveshje të drejtpërdrejtë me koncesionarin? Padyshim, “mafia e plehrave” na ka mësuar me të tilla surpriza, ku të gjithë aktorët të politikës qendrore dhe lokale po u shërbejnë. Interesa të ngushta apo urdhër nga lart?

Faksimile: Njoftimi i Bashkisë së Durrësit për anulimin e procedurës së depozimit të mbetjeve urbane

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Durrësit ka lajmëruar APP për anulimin e kësaj procedure. Sipas saj, disa javë më parë u hap procedura me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, shërbime. Objekti ishte marrëveshje kuadër “depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës”. Fondi i kësaj procedure plot 287,216,000 lekë pa TVSH, ose afër 3 milionë euro me TVSH. Por, detaji më i rëndësishëm i njoftimit është në radhët e fundit. Arsyeja e anulimit, sipas Bashkisë së Durrësit, është bazuar në Ligjin Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, Neni 98, pika 1.  “Në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, shkruan Bashkia e Durrësit.

Por, çfarë oferte priste Bashkia e Durrësit? Të konkurronte landfilli i Maliqit, i Bushatit apo ai i Bajkajt në Delvinë? Apo ndonjë ofertë nga incenerëtori i Elbasanit dhe Fierit? Por, a nuk kanë pronarë të njëjtë? Me shumë gjasa, procedura e tenderit është bërë formale, për t’i hapur rrugë dërgimit të mbetjeve në Sharrë sipas kushteve të vendosura nga koncesionari. Dhe, në këtë situatë, Sako do të justifikohej se “unë e bëra tenderin, asnjë firmë nuk dha ofertë”.

Duket se loja e plehrave do të ketë fitues koncesionarin në Sharrë. Çdo vendimmarrje Bashkisë së Durrësit, Kavajës, Shijakut e tashmë edhe të Fushë Krujës, po e çeçon “ujin”, në fakt paratë, te ky landfill. Por, edhe VKM-të e qeverisë po i shërbejnë koncesionarit, pasi paratë e taksave të shqiptarëve po shkojnë në xhepat e landfillit.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com