Connect with us

Shqipëri

Postet që marrin njerëzit e Bashës prej kryeministrit Rama

Publikuar

Plas sherri në PD, por pazari mes Ramës dhe Bashës vazhdon. Pas deklaratës se Lulzim Bashës se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë Kuvendi të PD-së, ka dalë sot ish-ministri brendshëm dhe deputet i PD, Flamur Noka i cili ka pohuar se Kuvendi do të mblidhet sipas statutit.

Flamur Noka tha tekstualisht: Kuvendi i Partisë Demokratike do të mblidhet. Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe jo për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA, sepse çdokush e di që vendimet e SHBA i shqyrtojnë vetëm institucionet e SHBA, por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kundër kryetarit të PD që tani është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës anëtarëve të PD. Ia bëra me dije ta ketë parasysh se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA, por do të jetë Kuvend kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për t’u shprehur: zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati do të dëgjohet”- theksoi Noka.

Ndërkohë mësohet se Basha ka filluar negociatat me kryeministrin Rama për marrën e disa posteve kushtetuese, por pa hyrë në Qeveri.

Pjesë e kësaj loje janë këto pozicione që Rama do ja jap Bashës për njerëzit e tij.

Së pari Presidenti Republikës do jepet PD-së. Posti i kryetarit të Kontrollit të Shtetit (që do ta shkarkojnë) do jetë emër nga PD. Karrikja e ILKPDI do jetë nga emrat e Bashës. Në KLP do fusin tre prokurorë të cilët njihen si mbështetës të Bashës. Si dhe drejtori i përgjithshëm i RTSH do jetë një prej emrave afër PD-së.

Lajmi marre nga Gazeta Koha Jone

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK