Connect with us

Lajme

Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

Published

on

Lulzim Basha duket se tashmë po del totalisht nga kontrolli. Pas sherreve, sharjeve, akuzave dhe fyerjeve që përdor në komunikimet e tij me gazetarët, Luli tani ka filluar konfliktin dhe me deputetët dhe drejtuesit e tij.

CNA.al, ka mësuar se së fundmi Lulzim Basha ka pasur dy konflikte. Të parin me Jorida Tabakun i cili ka ndodhur dje, dhe të dytin sot në mengjes me Belind Këlliçin.

Burime zyrtare nga selia e PD i thanë CNA.al se Lulzim Basha dje ka nxjerrë Jorida Tabakun nga zyra duke i kërkuar që të bëjë një deklaratë kundër Sali Berishës.

Pas këtij qëndrimi të Lulit, kërcënues ndaj nënkryetares së PD, Jorida ka refuzuar dhe sot ka dalë me një intervistë ku thekson se vendimi i dhënë nga DASH, duhet të japë transparencë dhe nga ana tjetër thekson se ishte një vendim i marrë nga të tjerët dhe shumë i detyruar.

Megjithëse Tabaku përpiqet të mos jete as ‘mish as peshk’ dhe e quan të padrejtë vendimin ndaj Berishës, ajo sot reagon një ditë pasi Lulzim Basha e nxorri nga zyra, thuajse ‘me shqelma’, pas qëndrimit të saj se nuk do të fliste kurrë kundër Berishës.

Në fakt Jorida Tabaku është një nga ‘pulat e vogla’ e rritur në oborrin e PD, me ushqimin e doktorit, që tashmë e emëruar nënkryetare me një marrëveshje me Lulzim Bashën. Është aty thjesht dhe vetëm për ti shërbyer këtij të fundit, por jo thjesht dhe vetëm interesave të tij.

Një tjetër incident mësohet se ka ndodhur me kreun e FRPD-së , tashmë sekretar për Diasporën, Belind Këlliçin. Sot të rintj e Forumit Rinor, kryesia e kësaj organizate partnere ka reaguar ashpër ndaj vendimit të marrë nga Lulzim Basha dhe ka kërkuar referendum në PD.

Mësohet se Lulzim Basha ka kërkuar një tjetër reagim të grupit të FRPD-së për ta përgënjeshtruar qëndrimin e dhënë nga anëtarët e kryesisë dhe sekretari i këtij forumi së cilët kishin firmosur referendumin e kërkuar ndaj Lulzim Bashës ku përfshiheshe edhe djali ish deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit.

Mesaduket pasi ka nxjerrë me ‘shqelma’ Jorida Tabakun, tashmë radhën e ka pasur Belind Këlliçi.

Më kokëuluri nga të gjithë duket se ka qenë Alfred Rushaj. Megjithëse ky i fundit ende nuk ka marrë pozicionin që i takon. Të gjithë po përpiqen të justifikohen. Vendim i padrejtë, vendim i pasqaruar, duhej të jepej kohë, kryetari u nxitua, etjera si këto.

Askush deri tani nuk ka dalë hapur në krah të Lulzim Bashës, përveç se ndonjë personi të dënuar si mashtrues apo ndonjë sharlatani me kërcinjë të hollë të depiluar që duket si ‘prostitutë’ në studio televizive.

Për më tëper le të presim dhe të shohim pas ngjarjeve që ndodhën, sesi do dalë në vijim Grida Duma apo Enkelejd Alibeaj  dhe shumë kurtizanë të oborrit të Partisë Demokratike, të oborrit të Lulzim Bashës për të folur dhe për të thënë se Lulin e kemi hero dhe mori një vendim të drejtë megjithëse vendimi i tij nuk ka as elementin as më minimal, as më të paket të një demokracie funksionale, të një demokracie mbështetur në rregulla, ligje dhe parime./CNA.al

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com