Connect with us

Lajme

Përjashtimi i Berishës/ Noka zbulon lëvizjen e radhës kundër Bashës

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se vendimi autokrat i marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha, ka përçarë Partinë Demokratike.

Noka ka deklaruar në Abc news se do të kërkohet referendum, për të cilin do të duhet një e katërta e përfaqësisë.

“Kur merr vendim në kundërshtim me anëtarët , do të thotë që e ke përçarë partinë. Ne kërkojmë referendum. Do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, për të cilin duhet një e katërta e përfaqësisë. Po përçahet partia, po merret vendim kundra shumicës. Partia po lëngonte nga humbjet e zgjedhjeve kur më pas erdhi shpallja “non grata” e Berishës”, ka deklaruar ai.

Noka ka deklaruar se synimi i lëvisjes së nisur nga ish-kryemnistri Berisha ka si pikë të parë vullnetin dhe respektimin e zërit të çdo anëtari.

“Pika e parë është vullneti dhe e dyta është të respektohet zëri i çdo anëtari të Partisë Demokratike. Kjo të realizohet si kusht për t’i mbajtur të bashkuar”, thotë ai./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK