Connect with us

Lajme

Për katër javë janë infektuar 22.416 persona, kanë vdekur 480 pacientë!

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar analizën e të vaksinuarve nga rastet pozitive me Covid-19 gjatë periudhës prej 6 gushtit përfshirë 2 shtatorin.

Gjatë periudhës prej 06.08 deri 02.09.2021 në Maqedoninë e Veriut 22.416 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, prej tyre 18% kanë qenë komplet të vaksinuar, gjegjësisht 4191 persona.

Është i lartë numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë të infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës, gjatë katër javëve të kaluara, 18.225 qytetarë, gjegjësisht 81% nga rastet pozitive me Covid-19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Përqindja e personave të hospitalizuar arrin në 87%, ndërsa vetëm 13% nga të gjithë të hospitalizuarit për momentin janë tërësisht të vaksinuar. Vdekshmëria te të pavaksinuarit është e lartë në mënyrë drastike, tregon analiza. Gjatë periudhës prej katër javëve në territorin e vendit kanë vdekur 480 persona, 427 viktima nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 51 kanë pranuar vaksinë.

“Sipas analizës të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje kronike të kombinuara. Të infektuarit dhe viktimat janë vaksinuar me vaksina që i kemi në dispozicion në vend, si dhe vkasinar Modersna dhe Xhonxon, të cilat disa pacientë i kanë pranuar jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Këto statistika sipas MSh-së tregojnë për rëndësinë e vaksinimit.

Për të vaksinuar llogariten personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës dhe kanë kaluar më së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.

NA NDIQ NË FACEBOOK