Connect with us

Kosovë

Për 3 muaj nga 100 euro për personat që kanë humbur vendin e punës nga pandemia

Publikuar

Minsitri i Financave, Hekuran Murati sot ka bërë të ditur se në kuadër të pakos ekonomike kanë vendosur që pikat: 1.1 Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, 1.2 Formalizimi i punëtorëve të rinj duke ua paguar 10% të pagës dhe 1.3 Mbështetja e punësimit të grave në tregun e punës, të zgjerohen.

Sipas ministrit, kjo është një gjë e mirë për të punësuarit, madje do të ishte edhe më mirë nëse këta të fundit i nxisin punëmarrësit që të nënshkruajnë kontratat.

Murati në një konferencë për media ka deklaruar se zgjerimi i masave do të ndodh në këtë mënyrë:

Në lidhje me pikën 1.1 të gjithë të punësuarit që kanë humbur vendin e punës nga pandemia, nga 1 korriku do të kenë mbështetje për 3 muaj me nga 100 euro.

Ndërsa, në lidhje me pikat 1.2 dhe 1.3 të punësuarit do të marrin mbështetje për 3 muaj me nga 50 euro./21Media

NA NDIQ NË FACEBOOK