Ish-kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve lidhur me vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat.
Nuk iu përgjigj as akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka pasur një pakt të fshehtë mes tij dhe Bashës për largimin nga PD të ish-liderit historik të demokratëve.
Në prononcimin për gazetarët pas daljes nga seanca plenare, që shënoi dhe nisjes e legjislaturës së re, Rama bëri thirrje për bashkëpunim me opozitën.
“Ne vijmë me dorën e shtrirë, pa marr parasysh se si do të shkonin zhvillimet brenda PD-së dhe dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit dhe borxheve që ja kemi popullit”, tha Rama.
“PS e ka të pamundur të shohë nga lart-poshtë se përndryshe humb perspektivën, ne jemi shumë para dhe do shohim përpara, kushdo të bashkohet me ne do jetë i mirëseardhur”, shtoi ai.


















