Kosovë
Pasi publikoi story në Instagram, merret në pyetje Dardan Krivaqa, vrasësi i 18 vjeçares në Kosovë

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video në llogarinë personale të Dardan Krivaqës në Instagram, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani, muajin e kaluar në Ferizaj.
Video është publikuar në rubrikën e storieve, ku ka qëndruar për 24 orë dhe në të shihet Krivaqa duke ecur në rrugë.
Në lidhje me këtë video është kontaktuar zëdhënësinë e Shërbimit Korrektues të Kosovë, Florent Gashi i cili ka thënë se Krivaqa nuk ka telefon brenda në burg dhe se kontrollohet çdo ditë nga gardianët.
Dardan Krivaqa dyshohet se vrau në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.





















